Arrestohet i dyshuari për tentim-vrasjen e së premtes në Prishtinë, i sekuestrohet një armë zjarri - Gazeta Express
string(97) "arrestohet-i-dyshuari-per-tentim-vrasjen-e-se-premtes-ne-prishtine-i-sekuestrohet-nje-arme-zjarri"

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 10:07

Arrestohet i dyshuari për tentim-vrasjen e së premtes në Prishtinë, i sekuestrohet një armë zjarri

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 10:07

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për një rast tentim vrasje që ka ndodhur më 27 qershor në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se i arrestuari është Z.K, të cilit i është sekuestruar edhe një armë zjarri

“Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, mbrëmë nga njësiti i hetimeve të përgjithshme, është siguruar prezenca e personit të dyshuar:– Z.K mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i është sekuestruar një armë zjarri.

I dyshuari ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për një rast tentim vrasje që ka ndodhur me datën 27.06.2025, në rrugën “Isa Kastrati“, në Prishtinë. Po ashtu ndaj tij është iniciuar një rast për armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftim.