Arrestohet gruaja e mjekut të plagosur! Dyshohet se është e lidhur me atentatin ndaj bashkëshortit në Kumanovë - Gazeta Express
string(109) "arrestohet-gruaja-e-mjekut-te-plagosur-dyshohet-se-eshte-e-lidhur-me-atentatin-ndaj-bashkeshortit-ne-kumanove"

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 19:08

Arrestohet gruaja e mjekut të plagosur! Dyshohet se është e lidhur me atentatin ndaj bashkëshortit në Kumanovë

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 19:08

Policia ka arrestuar bashkëshorten e mjekut që u plagos dje në Kumanovë. Ka dyshime se ajo është e lidhur me atentatin ndaj bashkëshortit të saj, Zekirja Shaini.

Në njoftimin e policisë nuk jepen më shumë detaje se për çfarë motivesh bashkëshortja do ta kishte eliminuar të shoqin.

Mjeku pulmolog, Shaini, po ashtu është edhe bartës i listës së AKI-së për këshillin komunal të Likovës, por se katër plumbat që i mori në trup nuk ishin për ndonjë motiv politik, e konfirmoi edhe vetë mjeku Shaini përmes një statusi në Facebook.

Shaini u plagos duke lëvizur me makinë në qendër të Kumanovës. Atentatori me maskë, iu afrua veturës në lëvizje dhe shtiu mbi të, duke e plagosur në gjurin e djathtë dhe në parakrahun e majtë. Shaini fillimisht u dërgua në spitalin e Kumanovës, dhe më pas në klinikat e Shkupit, ku iu dha ndihma mjekësore. Sot u lirua për trajtim shtëpiak./tv21.tv

Video KËTU