Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë nën dyshimin se ka organizuar lojëra të fatit në banesën e tij, shkruan Gazeta Express.
Në cilësinë e provave materialë janë sekuestruar tavolinën e bixhozit dhe roletin për lojë, njofton policia.
Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.
“Rr. Nënë Tereza, Gjakovë 24.01.2022 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në banesën e tij kishte organizuar lojëra të fatit-bixhoz. Në cilësinë e provave materialë janë sekuestruar tavolinën e bixhozit dhe roletin për lojë, gjithashtu nga personat e përfshire janë sekuestruar një sasi e konsideruar e të hollave. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Express/