Arrestohet e më pas lirohet në procedurë të rregullt burri që rrahu vajzën e tij të vogël në Prishtinë - Gazeta Express
string(102) "arrestohet-e-me-pas-lirohet-ne-procedure-te-rregullt-burri-qe-rrahu-vajzen-e-tij-te-vogel-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

24/06/2022 9:54

Arrestohet e më pas lirohet në procedurë të rregullt burri që rrahu vajzën e tij të vogël në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

24/06/2022 9:54

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar burrin, i cili u pa në një video në rrjete sociale duke rrahur vajzën e tij të vogël. Por, i njëjti është liruar më pas në procedurë të rregull, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se për rastin është kontaktuar edhe Qendra për Punë Sociale.

Lexo Edhe:

“Prishtinë 22.06.2022 – 18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kryer veprën penale të lartëcekur. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe QPS, në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Ngjarja ka ndodhur në parkun e Tauk Bahqes./Express