Dy persona janë arrestuar në Klinë me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Organizim i bixhozit të paligjshëm”.
Rasti ka ndodhur të hënën në mbrëmje.
Policia ka njoftuar gjithashtu se janë sekuestruar edhe katër vetura, të cilat thuhet se u takojnë personave të përfshirë në rast, e të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se të njëjtit dyshohet se bashkë me disa persona tjerë kanë kryer veprën penale të lartcekur. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë sekuestruar katër vetura që dyshohet se u takojnë personave që janë të implikuar në rast dhe me të vërejtur policinë kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit dy të dyshuarit thuhet se janë dërguar në mbajtje.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...