Është arrestuar në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, 47-vjeçari shqiptar Dritan Gjika, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia spanjolle për trafik droge, pastrim parash dhe organizatë kriminale.
Mediat spanjolle raportojnë se arrestimi i Gjikës është bërë gjatë një operacioni të koordinuar nga Njësia Kombëtare e Interpolit në Ekuador, në bashkëpunim me homologët e saj në Abu Dhabi (Emiratet e Bashkuara Arabe) dhe në Spanjë.
Theksohet se falë punës hetimore dhe shkëmbimit të informacionit përmes programit PAçTO 2.0, më 26 maj 2025 u bë e mundur kapja me qëllim ekstradimi e Dritan Gjikës, i cili është subjekt i dy Njoftimeve të Kuqe të Interpolit për trafik droge, pastrim parash dhe organizatë kriminale.