Lavdim Krasniqi, drejtor i Sekretariatit në Këshillin Prokurorial të Kosovës, është arrestuar para pak çastesh në vazhden e aksionit “Subvencioni 2021”.
Indeksonline dhe Kallxo.com raportojnë se Krasniqi aktualisht është duke u intervistuar nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike.
Ndërkohë, informacioni nuk është konfirmuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Drejtoria e Krimeve Ekonomike e as nga policia, Gazeta Express ka tentuar të marrë informacion zyrtar për këtë rast, por deri më tani nuk u janë përgjigjur thirrjeve telefonike.
Arrestimi i sotëm është vazhdimësi i javës së kaluar ku u arrestuan 21 persona, kryesisht zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë.
Aksioni është zhvilluar në disa lokacione të vendit, me ç’rast janë konfiskuar mbi 400 mijë euro, vetura, telefona, kompjuterë etj.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...