Arrestohet drejtori i një shkolle në Viti, i bënte presion një gruaje për të votuar kandidatin e Listës Srpska - Gazeta Express
string(109) "arrestohet-drejtori-i-nje-shkolle-ne-viti-i-bente-presion-nje-gruaje-per-te-votuar-kandidatin-e-listes-srpska"

Lajme

Gazeta Express

01/11/2025 13:16

Arrestohet drejtori i një shkolle në Viti, i bënte presion një gruaje për të votuar kandidatin e Listës Srpska

Lajme

Gazeta Express

01/11/2025 13:16

Policia e Kosovës po vazhdon trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me cenimin e përcaktimit të lirë të votuesve në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Së fundi ka arrestuar një drejtor të një shkolle në fshatin Binqë të Vitisë nën dyshimin se i kishte bërë presion psikik në vazhdimësi një gruaje për të votuar kandidatin e Listës Srpska.

“Fsh. Binqë, Viti  29.10.2025 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, drejtor i shkollës fillore, pasi që kishte bërë presion psikik të vazhdueshëm ndaj viktimës femër kosovare për të votuar kandidatin e Listës Serbe. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia./Express/