Arrestohet Betim Shkupi, personi në emër të të cilit kaluan pronat e marra nga shoqëria “Fishta sh.p.k” në Velipojë në pronësi të biznesmenit Sait Fishta.
Burime të Dosja.al bëjnë me dije se Shkupi është arrestuar të njëjtën mbrëmje si Henri Çili dhe gjithë të arrestuarit e tjerë dhe se në banesën e tij janë gjetur dokumentet e rekursit për dy vëllezërit Aliko. Po atë mbrëmje ai është nisur për në Gjirokastër.
Shkupi mban postin e administratorit të “European Education Initiative Holding” dhe ka pasur kontroll 100% mbi aksionet e Universitetit Europian të Tiranës, ku botuesi Çili është pronar.
Pas “pazarit” të bërë me Adil Alikon, botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili kërkoi vetëm 750 mijë euro (të konvertuara edhe në prona) për ndërhyrjë në gjyqësor në mënyrë që dy djemtë e tij, Arbjoni dhe Albani të dilnin sa më shpejt para Gjykatës.
I vendosur për lirimin e djemve të tij, Adili me vetëm një telefonatë ndaj biznesmenit shkodran Sait Fishta, të vënë në pranga së bashku me vëllain e tij Besnik Fishta, i ka dhuruar botuesit sipërfaqe toke dhe dy apartamente në Velipojë.
Pronat kanë kaluar nga dera e noteres Shpresa Gjoci, e cila ka përpiluar një kontratë dhurimi që është firmosur më 10 janar 2020 në emër të Betim Shkupit, në emër dhe me dijeni të plotë të bashkëpunëtorit të tij të ngushtë, Henri Çilit.
Burime të Dosja.al bëjnë me dije se Shkupi është arrestuar të njëjtën mbrëmje si Çili dhe gjithë të arrestuarit e tjerë dhe se në banesën e tij janë gjetur dokumentet e rekursit për dy vëllezërit Aliko në Gjykatën e Lartë.
Botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili, u arrestua gjatë operacionit “Mezhgorani”, mbrëmjen e të enjtes. Bashkë me të u arrestuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 25 persona të tjerë.
Botuesi akuzohet për 6 vepra penale, ku më e rënda është ajo e ushtrimit të ndikimit tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Aliko, dy lazaratasin e dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha. Sot është mësuar se e përfshirë në dosje është edhe Marina, vajza e këngëtares Eli Fara, pasi ndihmoi dy nga të ndaluarit t’i shpëtonin policisë. Në shtëpinë e saj, policia ka ushtruar kontroll dje.