Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka kryer kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse, të një 70-vjeçari, J.I, në Ferizaj, ku janë gjetur dhe sekuestruar 8 armë të gjata dhe 3 pistoleta pa leje, të cilat ishin të vendosura në dhoma të ndryshme të shtëpisë dhe në një depo të improvizuar që përdorej për modifikimin e armëve.
Në komunikatë bëhet e ditur edhe se, gjatë kontrollit janë gjetur pjesë të ndryshme për armë dhe një sasi e konsiderueshme municioni të kalibrave të ndryshëm, shkruan Gazeta Express.
Në njoftim bëhet e ditur edhe se, prokurori i shtetit ka udhëzuar inicimin e veprave penale:
– “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” – “Fshirja, heqja apo ndryshimi i kundërligjshëm i shenjave në armë të zjarrit apo në municion”.
Komunikatë:
“Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”
– “Fshirja, heqja apo ndryshimi i kundërligjshëm i shenjave në armë të zjarrit apo në municion”.
Ferizaj, 06.08.2025
Njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, me datë 06.08.2025, ka zbatuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, të lëshuar me kërkesë të Prokurorisë Themelore.
Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit J.I (M/K) i moshës 70 vjeç në Ferizaj janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 8 armë të gjata dhe 3 pistoleta pa leje, të cilat ishin të vendosura në dhoma të ndryshme të shtëpisë dhe në një depo të improvizuar që përdorej për modifikimin e armëve. Po ashtu, janë gjetur pjesë të ndryshme për armë dhe një sasi e konsiderueshme municioni të kalibrave të ndryshëm.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e veprave penale:
– “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”
– “Fshirja, heqja apo ndryshimi i kundërligjshëm i shenjave në armë të zjarrit apo në municion”.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj për procedura të intervistimit, ndërsa për veprimet e mëtutjeshme do të njoftoheni me raport shtesë.
Urime për fituesit e tretë – Fitore Ismajli dhe Qemal Gjana! GO+ po vazhdon të shpërblejë më të guximshmit!...