Arrestohet 52-vjeçari, i dyshuar për disa vjedhje të rënda në Prishtinë - Gazeta Express
string(70) "arrestohet-52-vjecari-i-dyshuar-per-disa-vjedhje-te-renda-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

02/11/2025 16:21

Arrestohet 52-vjeçari, i dyshuar për disa vjedhje të rënda në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

02/11/2025 16:21

B.C., 52 vjeç, i dyshuar për tetë raste të vjedhjeve në kryqytet, është arrestuar sot nga Policia e Prishtinës.

“Sektori i Hetimeve nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit pas një pune hetimore dhe operacionale ka arritur arrestimin e një personi të dyshuar për së paku 8 raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Puna e zyrtarëve policor ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit: – B.C, mashkull, 52 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, saktsoi Policia.

Personi i dyshuar, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje.

Policia thotë se hetuesit po i kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.