Arrestohet 49-vjeçari në Tiranë, goditi me thikë vëllanë pas konfliktit të çastit - Gazeta Express
string(80) "arrestohet-49-vjecari-ne-tirane-goditi-me-thike-vellane-pas-konfliktit-te-castit"

Shqiperi

Gazeta Express

25/08/2025 13:33

Arrestohet 49-vjeçari në Tiranë, goditi me thikë vëllanë pas konfliktit të çastit

Shqiperi

Gazeta Express

25/08/2025 13:33

Policia e Tiranës ka arrestuar një 49-vjeçar, i cili gjatë një konflikti të çastit ka goditur me thikë vëllanë e tij, 48 vjeç. Policia ka nisur procedim penal edhe për 48-vjeçarin, pasi ka dhënë deklarata të rreme përpara oficerit të policisë, duke mos treguar të vërtetën mbi ngjarjen.

Siç njofton policia, u arrestua shtetasi B. H., 49 vjeç dhe nisi procedimi penal për shtetasin B. H., 48 vjeç, vëllezër.

“Gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, 49-vjeçari ka goditur me një mjet prerës vëllain e tij, ndërsa ky i fundit ka dhënë deklarata të rreme përpara oficerit të policisë, duke mos treguar të vërtetën mbi ngjarjen”, thuhet në njoftim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë të ftohta. I dëmtuari, pasi mori mjekim në spital, kaloi për në banesë.