Arrestohet 42-vjeçari në Shkodër, kapet me armë, municion dhe kokainë - Gazeta Express
string(67) "arrestohet-42-vjecari-ne-shkoder-kapet-me-arme-municion-dhe-kokaine"

Shqiperi

Gazeta Express

01/07/2025 8:40

Arrestohet 42-vjeçari në Shkodër, kapet me armë, municion dhe kokainë

Shqiperi

Gazeta Express

01/07/2025 8:40

Në kuadër të operacionit “Precedenti”, policia arrestoi në flagrancë 42-vjeçarin Gj.M., banues në fshatin Kryebushat, Shkodër, për armëmbajtje pa leje dhe posedim lëndësh narkotike.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjetën doza kokainë, ndërsa në banesë iu sekuestruan 110 kapsolla detonatore, 2 pistoleta, një silenciator dhe municion luftarak.

Të gjitha këto sende u morën si prova, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit.