Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia në Krujë të Shqipërisë pasi akuzohet se i kërcënonte familjarët e tij.
Pas njoftimit se një shtetas po kanoste me kallashnikov familjarët në banesën e tyre, në fshatin Qerekë, kanë shkuar në vendngjarje.
Si rezultat i ndërhyrjes, u vendos në pranga autori Ervis Visha, duke u parandaluar një ngjarje kriminale.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, 41-vjeçarit u gjet kallashnikovi me të cilën dyshohet se kanosi familjarët, si dhe 2 armë gjahu.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon ngjarje kriminale në një familje në fshatin Qerekë.
Arrestohet një 41-vjeçar që kanoste për jetën, familjarët e tij.
Në banesën e tij, u gjetën 3 armë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, sapo janë njoftuar se një shtetas po kanoste me armë zjarri kallashnikov, familjarët, në banesën e tyre, në fshatin Qerekë, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve policore profesionale, u vu në pranga autori i rastit, shtetasi E. V., 41 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se kanosi familjarët, si dhe 2 armë gjahu.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...