Arrestohet 40 vjeçari shqiptar që vrau gruan në Volos dhe u arratis - Gazeta Express
string(67) "arrestohet-40-vjecari-shqiptar-qe-vrau-gruan-ne-volos-dhe-u-arratis"

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 19:01

Arrestohet 40 vjeçari shqiptar që vrau gruan në Volos dhe u arratis

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 19:01

Pandeli Nakoleci, i kërkuar për vrasjen e gruas së tij, është arrestuar sot nga policia greke në rrugën “Evripidou”, në Volos.

Top Channel shkruan se Nakoleci ishte i fshehur në një parking 200 metra larg banesës, ku e vrau gruan e tij në sy të fëmijëve.

Ai u arratis menjëherë pasi vrau nënën e katër fëmijëve të tij, Marjola Nakoleci, 36-vjeç.

Të hënën, më 25 gusht, pritet të kryhet autopsia e 36-vjeçares nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore i Selanikut, ku trupi i saj është transferuar tashmë.