Arrestohet 36-vjeçari nga Hasi, kishte kërcënuar policët - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

02/12/2020 20:26

Arrestohet 36-vjeçari nga Hasi, kishte kërcënuar policët

Shqiperi

Gazeta Express

02/12/2020 20:26

Blutë e Kukësit njoftojnë arrestimin e një 36-vjeçari nga Golaj i Hasit, pasi prej më shumë se dy muajsh ishte në kërkim nga Policia.

Gjykata e Kukësit kishte caktuar arrest me burg në mungesë për D.D, 36 vjeç pasi kishte kundërshtuar policët dhe nuk i ishte bindur urdhërit të atyre, madje ai i ka kërcënuar uniformat blu.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Kukës
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.
Kapet dhe ndalohet 36-vjeçari i shpallur në kërkim nga DVP Kukës, për disa vepra.
Efektivët e DVP Kukës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim D.D., 36 vjeç, banues në fshatin Golaj, Has.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me vendim të datës 17.09.2020, ka vendosur ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg”, në mungesë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindje ndaj urdhërit të policisë së rendit publik”, “Kanosje për shkak të detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Materialet i kaluan Porkurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.