Arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Greqi, ndihmoi në arratisjen e autorit që dhunoi biznesmenin grek - Gazeta Express
string(98) "arrestohet-31-vjecari-shqiptar-ne-greqi-ndihmoi-ne-arratisjen-e-autorit-qe-dhunoi-biznesmenin-grek"

Shqiperi

Gazeta Express

28/06/2022 22:57

Arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Greqi, ndihmoi në arratisjen e autorit që dhunoi biznesmenin grek

Shqiperi

Gazeta Express

28/06/2022 22:57

Mbi pronarin e një hoteli në Mykonos, Theodore Kousathanas, pak ditë më parë u ushtrua dhunë me një shufër hekuri, dhe Autori është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Pas kërkimeve të policisë, ditën e sotme është vënë në pranga një 31-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohet me makinë nga vendngjarja.

Lexo Edhe:

Sipas Policisë, biznesmeni grek është ndjekur nga autori 32-vjeçar me një mjet të vjedhur. 32-vjeçari është përpjekur të vjedhë mjetin e biznesmenit dhe ka shkaktuar me dashje një aksident automobilistik për të detyruar Theodore Kousathanas të zbresë nga makina e tij.

Më pas ai ka sulmuar pronarin e hotelit dhe është arratisur, pasi ka braktisur mjetin e vjedhur, duke hipur në një makinë tjetër që drejtohej nga bashkëpunëtori i tij 31-vjeçar. Për zhvillimin e rastit është njoftuar prokurori kompetente, para të cilit 31-vjeçari shqiptar po njihet me akuzat që janë ngritur ndaj tij.

Sipas informacioneve për policinë dihen detajet e 32-vjeçarit që rrahu pronarin e hotelit, ndërsa një tjetër person është në kërkim. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë arratisur nga Mykonos dhe të fshihen diku tjetër, raportojnë mediat greke.