A.Q. 25 vjeç është arrestuar në Ferizaj.
Ajo ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Prishtinë për “Vjedhje të rëndë”, për çka ishte dënuar me 1 vit e 20 ditë burgim.
Pas përfundimit të procedurave policore, ajo është dërguar në vuajtje të dënimit.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata
Më datë 12 maj 2025, rreth orës 17:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka lokalizuar dhe arrestuar një person të kërkuar nga gjykata .
E arrestuara, A.Q. (25 vjeçe), ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për veprën penale “vjedhje e rëndë”, për të cilën ishte dënuar me 1 vit e 20 ditë burgim.
Pas përfundimit të procedurave policore, ajo është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe forcimin e sundimit të ligjit.