Arrestohet 24-vjeçari në Kaçanik i dënuar me 8 muaj burgim për armëmbajtje pa leje - Gazeta Express
string(82) "arrestohet-24-vjecari-ne-kacanik-i-denuar-me-8-muaj-burgim-per-armembajtje-pa-leje"

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 14:19

Arrestohet 24-vjeçari në Kaçanik i dënuar me 8 muaj burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 14:19

Kaçanik- K.Ç., (24-vjeç) është arrestuar pasi po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës si i dënuar me 8 muaj burgim për armëmbajtje pa leje.

Policia njofton se i pandehuri u arrestua të martën në Kaçanik.

“Më datë 19.08.2025, rreth orës 22:15 në fshatin Bob, në Kaçanik, njësitet policore bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, kanë arrestuar personin e kërkuar K. Ç., 24 vjeç. Ai ishte i dënuar me 8 muaj burgim efektiv për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, thuhet në njoftim.

Policia njofton që pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dënuari është dërguar për vuajtjen e dënimit. /BetimipërDrejtësi