Policia ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë.
Rasti ka ndodhurmë 2 shkurt në Marec të Prishtinës.
Të dyshuarit janë E.G. 18 vjeç, R.G. 18 vjeç dhe L.P. 19 vjeç.
“Pas një pune hetimore dhe operacionale, nga njësitet e stacionit policor Veriu në Prishtinë, është realizuar arrestimi i tre personave të dyshuar për vjedhje të rëndë.Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.”