Arrestohen tre persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatës, Policia jep detaje - Gazeta Express
string(77) "arrestohen-tre-persona-te-kerkuar-me-urdheresa-te-gjykates-policia-jep-detaje"

Arrestohen tre persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatës, Policia jep detaje

Lajme

Gazeta Express

17/04/2024 10:40

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona që kanë qenë në kërkim me urdhëresa të gjykatës, raporton Express.

Njëri ka qenë në kërkim për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, tjetri për “Vjedhja e shërbimeve” dhe një tjetër për “Kontrabandë me emigrantë”.

Lexo Edhe:

Pas përfundimit të procedurave, që të tre këta persona menjëherë janë dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali-Prishtinë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia e Stacionit policor në Gjilan  e angazhuar në P.O “Realizimi I Urdhëresave” të lëshuara nga Gjykata themelore me  16.04.2024 rreth orës 11:00 kanë ndaluar personin A. F. Shtetas i Kosovës i lindur më (1988) i cili kërkohej sipas Urdhëresa aktive të lëshuar lëshuar me 03.04. 2024, për shkak të veprës penale “ Blerje posedim ,shpërndarje dhe shitje e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge(neni 267 paragrafi 2 të KPRK-së)”  në kohëzgjatje totale prej tetëdhjetë e tri (83) ditëve burg.

Po ashtu me 16.04.2024  është ndaluar edhe personin i dytë  S.V. Shtetas Kosovar lindur (1967) i cili kërkohej për tri urdhëresa Urdhëresës të lëshuar më 02.04.2024 nga Gjykata themelore  e për shkak të veprës penale “Vjedhja e Shërbimeve”  (neni 314 par.6  të KPRK-së )i dënuar në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) ditë burg efektiv.

Po me 16.04.2024 është ndaluar edhe personin i tret  R.M. Shtetas Kosovar lindur (1994) i cili kërkohej sipas Urdhëresës të lëshuar më 03.04.2024 nga Gjykata themelore  e për shkak të veprës penale “”Kontrabandë me emigrant”  (neni 164 par.2 të KPRK-së )i dënuar në kohëzgjatje prej tetëdhjetë e tri (83) ditë burg efektiv”, thuhet në njoftim.