Arrestohen tre persona për vrasjen në tentativë në Podujevë - Gazeta Express
string(59) "arrestohen-tre-persona-per-vrasjen-ne-tentative-ne-podujeve"

Arrestohen tre persona për vrasjen në tentativë në Podujevë

Lajme

Gazeta Express

04/10/2022 9:52

Mbrëmë nga njësia policore e stacionit policor në Podujevë, janë arrestuar tre persona të dyshuar për rastin “Vrasje në Tentativë”.

Siç njofton policia, transmeton Express, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në rrugën “19 Qershori” në Podujevë , me ç’ rast, viktima kishte pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë që dyshohet të jetë përdorur nga të dyshuarit e përfshirë në rast.

Lexo Edhe:

“Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet hetimore të policisë, janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit; J. P,  mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A. Z,  mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A. B,  mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, njofton policia.

Pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në qendrën e mbajtjes dhe ndaj tyre është iniciuar hetim për veprën penale  ”Vrasje në Tentativë”.