Tre persona janë arrestuar në Prishtinë lidhur me një tentim vrasje.
Policia ka bastisur pronat e tyre ku ka gjetur një pistoletë dhe kallash.
Të njëjtit janë dërguar në mbajtje.
“VRASJE NË TENTATIVË & SH. RR. P.& ARMËMBAJTJE PA LEJE – Prishtinë 13.09.2025-18:28. Lidhur me rastin është raportuar se me 18.09.2025 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe gjatë kontrollit në vendbanimet e tyre dhe në një veturë pronë e njërit prej tyre, janë gjetur dhe konfiskuar : një armë e shkurtër – pistoletë dhe një AK-47. Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.