Policia ka njoftuar se sot janë arrestuar tre persona në Vushtrri, të dyshuar për “Lëndim të rëndë trupor”. Ata dyshohet se janë përfshirë në një përleshje dhe kanë përdorur mjete të forta dhe thikë.
“Gjatë orëve të paradites së sotme, policia në Vushtrri ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale ,,Lëndim i rëndë trupor”. Arrestimi i tyre është realizuar pasi ishte pranuar njoftimi se tre persona ishin përfshirë në një përleshje mes tyre dhe dyshohet se ishin përdorur edhe mjete të forta dhe një mjet i mprehtë(thikë).”
Tre personat e dyshuar kanë pësuar lëndime dhe janë dërgua rnë QKMF për trajtim. Njëri prej tyre është dërguar në spital në Mitrovicë pasi ka pasur lëndime të rënda trupore.
“Tre personat e dyshuar të përfshirë në përleshje kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e QKMF-Vushtrri. Njëri nga të dyshuarit është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, e prej aty nën përcjelle policore është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK dhe sipas raportit mjekësor ai kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Njësitë policore kanë kryer ekzaminimin dhe shikimin e vendit të ngjarjes, janë intervistuar dy persona të dyshuar dhe dëshmitarët dhe është konfiskuar një thikë e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Të gjitha veprimet hetimore i janë paraqitur prokurorit dhe me udhëzim të tij është iniciuar rasti penal ,,Lëndim i rëndë trupor”. “
Dy persona janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri është ndaluar për 48 orë.