Arrestohen tre persona në Gjakovë, dyshohen për nëntë raste të vjedhjeve - Gazeta Express
string(71) "arrestohen-tre-persona-ne-gjakove-dyshohen-per-nente-raste-te-vjedhjeve"

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 12:58

Arrestohen tre persona në Gjakovë, dyshohen për nëntë raste të vjedhjeve

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 12:58

Policia në Gjakovë ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për nëntë raste të vjedhjeve.

“Sot me datë 29 korrik 2025, janë arrestuar tre persona të dyshuar: V.B., T.T., dhe I.C., (meshkuj, dy madhor dhe një i mitur) mbi dyshimin për përfshirje në nëntë raste të vjedhjeve, ku cak ishin kabllot elektrike dhe pajisje pune nga objekte në ndërtim e sipër. Vlera e dëmeve materiale të raportuara është e konsiderueshme.”

Ata janë dërguar në mbajtje.

“Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe zbardhjen e veprave penale, si dhe në ofrimin e sigurisë për qytetarët.”