Arrestohen shtatë shtetas turq për falsifikim të dokumenteve - Gazeta Express
string(60) "arrestohen-shtate-shtetas-turq-per-falsifikim-te-dokumenteve"

Arrestohen shtatë shtetas turq për falsifikim të dokumenteve

Gazeta Express

25/01/2020 17:14

Prokuroria Themelore Publike e Ohrit ngriti procedurë kundër shtatë personave për vepër penale Falsifikim i dokumenteve nga neni 278 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Nga Prokuroria informojnë se shtetasit e dyshuar turq, të cilët janë në lidhje farefisnore, dje në aeroportin e Ohrit gjatë prezantimit të dokumenteve për fluturimin Ohër-Luton kishin përdoruar pasaporta të falsifikuara izraelite. Me të dyshuarit ishin edhe dy fëmijë të lindur në vitin  2014 dhe 2006. Gjashtë prej të dyshuarve me dy fëmijët kishin hyrë në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së kaluar, nga Republika e Shqipërisë përmes vendkalimit kufitar Qafë Thanë. Një nga të dyshuarit në shtet kishte hyrë më 19 janar përmes vendkalimit kufitar Bogorodicë nga Republika e Bullgarisë.

Lexo Edhe:

Në drejtim të udhëheqjes së papenguar të procedurës penale, prokurori publik deri te Gjykata Themelore Ohër dorëzoi propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për pesë të dyshuarit, përderisa për dy persona, nëna të fëmijëve, kërkoi që gjykata të përcaktojë masa të kujdesit – marrjen e dokumenteve./GazetaExpress/