Arrestohen një burrë e një grua në Graçanicë për shpërlarje të parave, sekuestrohen 55 mijë euro - Gazeta Express
string(95) "arrestohen-nje-burre-e-nje-grua-ne-gracanice-per-shperlarje-te-parave-sekuestrohen-55-mije-euro"

Lajme

Gazeta Express

13/03/2025 9:18

Arrestohen një burrë e një grua në Graçanicë për shpërlarje të parave, sekuestrohen 55 mijë euro

Lajme

Gazeta Express

13/03/2025 9:18

Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Graçanicë, të dyshuar për shpërlarje të parave. Policia po ashtu lidhur me rasrtin ka bastisur dy lokacione në rajonin e Gjakovës, ku ka sekuestruar para në vlerë prej 55 mijë euro si dhe ka sekuestruar kontrata të ndryshme.

“Graçanicë / Vitet 2023-2024. Më 12.03.2025 me qëllim të sigurimit të provave shtesë lidhur me rastin janë arrestuar një mashkull kosovar dhe një femër kosovare si dhe janë kryer bastisje në dy lokacione në rajonin e Gjakovës ku janë sekuestruar kontrata të ndryshme dhe para në vlerë prej 55 000€. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement