Arrestohen hajdutët e biçikletave dhe motomjeteve elektrike në Tiranë - Gazeta Express
string(69) "arrestohen-hajdutet-e-bicikletave-dhe-motomjeteve-elektrike-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

01/07/2025 11:48

Arrestohen hajdutët e biçikletave dhe motomjeteve elektrike në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

01/07/2025 11:48

Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas, 26 dhe 32 vjeç, të dy banues në kryeqytet, nën akuzën e vjedhjes së pasurisë. Ata dyshohet se kanë kryer 9 vjedhje, përfshirë vjedhjen e 4 subjekteve dhe 5 motomjeteve elektrike dhe biçikletave.

Veprimet hetimore dhe operacionale janë realizuar nga shërbimet e Komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 3, pas kallëzimeve të qytetarëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.