Arrestohen gjashtë persona në Obiliq për dëmtimin e varrezave, shumica të mitur - Gazeta Express
string(78) "arrestohen-gjashte-persona-ne-obiliq-per-demtimin-e-varrezave-shumica-te-mitur"

Lajme

Gazeta Express

16/12/2025 8:49

Arrestohen gjashtë persona në Obiliq për dëmtimin e varrezave, shumica të mitur

Lajme

Gazeta Express

16/12/2025 8:49

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Obiliq janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën dëmtim i varrezave apo kufomave.

Sipas PK-së, rasti ka ndodhur të shtunën në Plemetin të Obiliqit.

“Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e gjashtë personave të dyshuar (prej tyre 5 të mitur) për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në rast. Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement