Janë arrestuar edhe dy persona tjerë të dyshuar për përfshirje në rastin e rrëmbimit në lagjen Veternik të Prishtinës javën e kaluar.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, nga njëri i dyshuar është sekuestruar një pistoletë, që dyshohet që është përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Më 18 shtator një i ri kishte njoftuar se ishte rrëmbyer nga persona të panjohur dhe ishte mbajtur për disa orë në një shtëpi të pabanuar.
Pak ditë më vonë ishin arrestuar dy të dyshuar.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...