Dje (28-nëntor) në ora 09:30 në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB- Tetovë, në prani të prindërve dhe një zyrtari nga Qendra për Çështje Sociale Tetovë, i kanë privuar nga liria dy të mitur nga Tetova dhe Kopanica e Tetovës, për arsye se gjysmë ore më herët në bulevardin “Blagoja Toska” në Tetovë në mënyrë të kundërligjshme kanë marrë veturën “Citroen” me targa të Tetovës.
Automjeti i është kthyer pronarit A.A. (35) nga Tetova dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të përgatitet parashtresa përkatëse.
tag_katrorimaqedoni_2
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...