Arrestohen dy të dyshuar se sulmuan dhe kanosën një zyrtar policor në Drenas - Gazeta Express
string(76) "arrestohen-dy-te-dyshuar-se-sulmuan-dhe-kanosen-nje-zyrtar-policor-ne-drenas"

Arrestohen dy të dyshuar se sulmuan dhe kanosën një zyrtar policor në Drenas

Lajme

Gazeta Express

08/08/2024 15:45

Dy burra janë arrestuar nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht dhe kanosur një zyrtar policor.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:30 në rrugën “Xhevë & Fehmi Lladrovci” në Drenas.

Lexo Edhe:

Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Kanosje”.

“Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dhe kanosur një zyrtar policor. Të lënduar nuk ka, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.