Dy persona janë arrestuar në Kaçanik për prerje të pyjeve.
Ata janë ndaluar për 48 orë.
“Më datë 09.09.2025, rreth orës 08:10, gjatë zbatimit të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, njësitet policore të stacionit policor në Kaçanik kanë vërejtur një automjet të tipit Nissan, pa targa dhe të modifikuar, i cili drejtohej nga i dyshuari F. V.,31 vjeçar. Ndërkohë, i dyshuari tjetër, K. V., 34 vjeçar, kishte arritur me një motoçikletë 4×4. Të dy të dyshuarit, me dy motor-sharra, kishin filluar të prenin dru në vendin e quajtur “Llageri”, Parku Kombëtar “Sharri”në zonën e Kaçanikut. “
Në vendngjarje janë konfiskuar:
– automjeti Nissan i ngarkuar me dru,
– një motor-sharrë dhe
– një telefon.