Detaje të reja nga aksioni i policisë ku u arrestuan dy bjellorusë, një rus dhe një shqiptar në Drenas - Gazeta Express
string(101) "detaje-te-reja-nga-aksioni-i-policise-ku-u-arrestuan-dy-bjelloruse-nje-rus-dhe-nje-shqiptar-ne-drenas"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 9:18

Detaje të reja nga aksioni i policisë ku u arrestuan dy bjellorusë, një rus dhe një shqiptar në Drenas

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 9:18

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona në fshatin Arllat të Drenasit, në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit.

Sipas njoftimit në raportin 24-orësh, gjatë ditës djeshme rreth orës 13:30, njësitë policore kanë ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë, i cili drejtohej nga një shtetas shqiptar. Gjatë kontrollit është konstatuar se në automjet ndodheshin edhe tre persona të tjerë – dy shtetas të Bjellorusisë dhe një shtetas i Rusisë.

Hetimet fillestare kanë bërë të ditur se të arrestuarit dyshohet se kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Shqipëria në Kosovë.

Të katër të dyshuarit janë arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

“Policia e Kosovës në vazhdën e punës dhe angazhimeve të saj ka ndaluar automjetin me targa të Shqipërisë të drejtuar nga i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë. Në automjet kishin qenë edhe tre të dyshuar meshkuj dy shtetas Bjellorus dhe një shtetas i Rusisë të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-R. Kosovë. Katër të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë  së Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement