Arrestohen dy persona për vjedhje në Ferizaj - Gazeta Express
string(44) "arrestohen-dy-persona-per-vjedhje-ne-ferizaj"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2022 9:24

Arrestohen dy persona për vjedhje në Ferizaj

Lajme

Gazeta Express

26/05/2022 9:24

Policët hetues të stacionit policor në Ferizaj, gjatë patrullimit, mbrëmë rreth orës 19:00 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në Ferizaj afër një qendre tregtare kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve i markës Opel me targa të Maqedonisë së Veriut.

Gajtë kontrollimit të personave dhe automjetit, në automjet janë gjetur disa palë rroba të vjedhura nëpër lokale të ndryshme në Ferizaj.

Lexo Edhe:

“Të dyshuarit me inicialet A.S ( M/M) i moshës 27 vjeçar dhe B.J (M/M) i moshës 34 vjeçar janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi janë intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Vjedhje’’”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Gazeta Express.