Arrestohen dy persona për gjuajtje me armë zjarri natën e së shtunës - Gazeta Express
string(68) "arrestohen-dy-persona-per-gjuajtje-me-arme-zjarri-naten-e-se-shtunes"

Arrestohen dy persona për gjuajtje me armë zjarri natën e së shtunës

Gazeta Express

03/12/2019 12:03

Janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet të jenë ndër sulmuesit të cilët të shtunën pasmesnate, në hotelin “Aleksandar Pallas”, kanë gjuajtur ndaj 5 personave të cilët sipas të gjitha gjasave janë me dosje kriminale. Të arrestuarit janë marrë në pyetje në Stacionin e Policisë në Karposh.

MPB nuk zbulon më shumë detaje, dhe thotë se bëhet fjalë për operacion të gjerë policor i cili vazhdon, përcjell Gazeta Express nga Portalb.

Lexo Edhe:

Ndryshe të shtunën në orën 03:35 është paraqitur se është gjuajtur me armë zjarri në hotelin “Aleksandar Pallas” në Shkup, ndërkaq në incident ashtu siç njoftojnë nga MPB, nuk ka të lënduar.

“Më 01.12.2019, rreth orës 00:35 është paraqitur gjuajtje me armë zjarri në hotelin Aleksandar Pallas në Shkup. Persona të lënduar nuk ka. Sipas të paraqiturës në restorantin e hotelit kanë qëndruar E.I. (21), E.I. (25), O.B. (35), K.I. (41) dhe L.Q. (25), tre persona kanë filluar të gjuajnë ndaj tyre. Atëherë L.Q., zyrtar policor i cili nuk ka qenë në punë, ka gjuajtur me armë nga pistoleta zyrtare ndaj tyre, pas së cilës ata janë larguar”, thonë për Portalb.mk nga MPB, duke shtuar se po punojnë në pastrimin e rastit.