Një përleshje masive ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën Azem Bejta në Skenderaj.
Dy persona janë arrestuar, pasi që dyshohet se i kanë sulmuar fizikisht katër persona të tjerë (tre meshkuj dhe një femër) kosovarë.
Siç njofton policia, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.