Arrestohen dy persona në Pejë për posedim të paautorizuar të armës dhe deklarim të rremë - Gazeta Express
string(88) "arrestohen-dy-persona-ne-peje-per-posedim-te-paautorizuar-te-armes-dhe-deklarim-te-rreme"

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 10:31

Arrestohen dy persona në Pejë për posedim të paautorizuar të armës dhe deklarim të rremë

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 10:31

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Pejë janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës, dhe, deklairm i rremë.

Nga policia është njoftuar edhe se kanë sekuestruar një armë pistoletë, karikatorë të armës, dhe, disa fishekë.

Komunikata:

Arrestohen dy persona tё dyshuar për veprat penale ‘mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armёs’ dhe ‘deklarim i rremё’

Pejë, 1 tetor 2025

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datёn 30.09.2025, derisa patrulla policore ishe nё pikё kontrolli në rrugën “Maja e zezё-Peklenё’, ka ndaluar dy persona tё dyshuar dhe gjatё kontrollit fizik tek njёri nga personat e dyshuar ёshtё gjetur dhe është sekuestruar:

 njё (1) armё pistoletё

 njё karikator i armёs

 katёr (4) fishekё

 njё (1) fishek

Gjatё intervistimit i dyshuari ёshtё prezantuar rrejshëm me identitet tjetёr, pastaj ёshtё verifikuar dhe vërtetuar nga hetuesit dhe i njëjti ka deklaruar rrejshёm.

Pas intervistimit të personave tё dyshuar me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit tё dyshuarit janё ndaluar pёr 48 orё.