Arrestohen dy persona në Morinë, dyshohen se po tentonin ta trafikonin një 14 vjeçare në Kosovë - Gazeta Express
string(94) "arrestohen-dy-persona-ne-morine-dyshohen-se-po-tentonin-ta-trafikonin-nje-14-vjecare-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 12:24

Arrestohen dy persona në Morinë, dyshohen se po tentonin ta trafikonin një 14 vjeçare në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 12:24

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Morinë, që dyshohet se po tentonin ta trafikonin një 14-vjeçare në Kosovë.

Njëri, E.G. 22 vjeç, është arrestuar nën dyshim për “trafikim të miturve”, ndërsa A.K. 18 vjeç dyshohet për “moskallëzim të krimit”.  Të dy janë nga Berati.

Policia thotë se familjarët kishin raportuar të dielën se 14-vjeçarja ishte larguar nga banesa.

“Tentoi të kalonte në kufi, një shtetase të mitur, me qëllim trafikimin e saj në Kosovë, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari. Arrestohet dhe pasagjeri në automjetin e 22-vjeçarit, për moskallëzim të krimit. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë ndaluar në dalje të RSh-së, automjetin me drejtues shtetasin E. G., 22 vjeç, i cili udhëtonte me shtetasin A. K., 18 vjeç, dhe me një shtetase 14 vjeçe. Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. G. po tentonte ta kalonte në kufi, 14-vjeçaren, me qëllim trafikimin e saj në Kosovë.  Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan në flagrancë shtetasit:  E. G., 22 vjeç, banues në Berat, për veprën penale”Trafikimi i të miturve”;  A. K., 18 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.  Më datë 28.09.2025, në DVP Durrës, kanë kallëzuar familjarët e 14-vjeçares, për largimin e saj nga banesa.  Vijojnë hetimet për rastin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.