Arrestohen dy persona në Mitrovicë, në auto-servisin e tyre u gjetën pjesë të veturës së vjedhur në Gjermani - Gazeta Express
string(107) "arrestohen-dy-persona-ne-mitrovice-ne-auto-servisin-e-tyre-u-gjeten-pjese-te-vetures-se-vjedhur-ne-gjermani"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 10:31

Arrestohen dy persona në Mitrovicë, në auto-servisin e tyre u gjetën pjesë të veturës së vjedhur në Gjermani

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 10:31

Janë arrestuar dy pronarët e një autoservisi në Mitrovicë, pasi në dyqanin e tyre janë gjetur pjesë të një veture të vjedhur në Gjermani.

Ata janë dërguar në mbajtje.

“VETURË E VJEDHUR-GJETUR- Prishtinë  22.09.2025 – 14:00. Njësitet policore pas pranimit të informatës (nga ILEC-u) lidhur me rastin, kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë-pronar të një auto-servisi në Mitrovicë,  nën dyshimin se janë përfshirë në rastin e vjedhjes së veturës që  dyshohet se ishte vjedhur në Gjermani. Gjatë kontrollit në dy auto-servis janë gjetur dhe konfiskuar pjesë të ndryshme të veturës së vjedhur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”