Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë, dyshohen për marrje dhe dhënie ryshfeti për votim - Gazeta Express
string(87) "arrestohen-dy-persona-ne-fushe-kosove-dyshohen-per-marrje-dhe-dhenie-ryshfeti-per-votim"

Lajme

Gazeta Express

09/11/2025 12:28

Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë, dyshohen për marrje dhe dhënie ryshfeti për votim

Lajme

Gazeta Express

09/11/2025 12:28

Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë.

Të njëjtit dyshohen për marrje dhe dhënie ryshfeti për votim.

Njoftimi:

Ndalohen dy të dyshuar në Fushë Kosovë për dhënie dhe marrje ryshfeti në lidhje me votimin

Prishtinë, 9 nëntor 2025- Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se, në komunën e Fushë Kosovës, me vendim të Prokurorit të shtetit, janë ndaluar dy (2) persona, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’’ nga neni 212 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjatë zhvillimit të hetimeve, është sekuestruar një (1) telefon, i cili do të shërbejë si provë në procedurën e mëtejme hetimore.

Prokuroria Themelore në Prishtinë do të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme konform dispozitave ligjore për ndriçimin e plotë të rastit.