Arrestohen dy persona, dyshohet se sulmuan një person në Llapushnik të Drenasit - Gazeta Express
string(78) "arrestohen-dy-persona-dyshohet-se-sulmuan-nje-person-ne-llapushnik-te-drenasit"

Lajme

Gazeta Express

14/01/2026 22:53

Arrestohen dy persona, dyshohet se sulmuan një person në Llapushnik të Drenasit

Lajme

Gazeta Express

14/01/2026 22:53

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar për lëndim trupor.

Kjo pasi, sot rreth orës 13:00, në Llapushnik të Drenasit, një person ishte sulmuar me mjete të forta nga dy persona të dyshuar..

Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Arrestohen dy persona të dyshuar për lëndim trupor

Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën se në Llapushnik të Drenasit, një person ishte sulmuar me mjete të forta nga dy persona të dyshuar.

Lidhur me këtë rast, zyrtarët e stacionit policorë të Drenasit, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar, të cilët ishin të përfshirë në rast.

Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po vazhdojnë punën për zbardhjen e rrethanave të rastit,  i cili është cilësuar lëndim i lehtë trupor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement