Arrestohen 14 persona në Gjakovë - Gazeta Express
string(32) "arrestohen-14-persona-ne-gjakove"

Arrestohen 14 persona në Gjakovë

Lajme

Gazeta Express

06/12/2021 9:36

Policia në Gjakovë ka arrestuar katërmbëdhjetë persona, të cilët janë kapur në një lokal duke luajtur lojëra të fatit, raporton Express

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Lexo Edhe:

Pas itnervistimit, në mbajtje është dërguar pronari i lokalit, ndërkaq trembëdhjetë të tjerët janë liruar.

Po ashtu, është arrestuar edhe një bashkëpronar i lokalit, për organizim të skemave piramidale, dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Gjakovë, 05.12.2021-01:00. Janë arrestuar 14 të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi  të njëjtit janë takuar në një lokal duke zhvilluar lojëra të fatit. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre,  pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar. Lidhur me rastin është arrestuar edhe i dyshuari kosovar bashkëpronar i lokalit për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, i cili me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka bërë të ditur policia./GazetaExpress/