Arrestimet e fundit për rastet e spiunazhit të lidhura me shërbimet sekrete serbe kanë ngritur shqetësim për sigurinë e shtetit të Kosovës.
Prokuroria Speciale në koordinim AKI-në dhe Policinë e Kosovës ka kryer sot një operacion tjetër, pas hetimeve disa mujore, që rezultuan me arrestimin e Fatmir Shehollit.
I dyshuari u kap nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Spiunazh”, nga neni 124 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës
Çka thotë neni 124 i KPRK-së?
Paragrafi i tretë i këtij neni thotë se “Kushdo që hyn në shërbimin informativ të huaj, mbledh të dhëna për të apo në ndonjë mënyrë tjetër e ndihmon punën e shërbimit të tillë, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim
Ndërsa kushdo që sekretin shtetëror ia komunikon, ia dorëzon apo ia bënë të arritshme shtetit të huaj, organizatës së huaj apo personit që u shërben atyre, “dënohet me burgim prej pesë (5) deri në dymbëdhjetë (12) vjet burgim.”
Kurse paragrafi 4 thotë se kushdo që mbledh të dhëna apo dokumente të klasifikuara me qëllim që t’ia komunikojë dhe dorëzojë shtetit të huaj, organizatës së huaj apo personit që u shërben atyre, dënohet me burgim prej tre deri në dhjetë 10 vjet, transmeton klankosova.tv
Por, nëse vepra penale kryhet gjatë kohës së luftës, rrezikut të pashmangshëm për luftë, konfliktit të armatosur apo zbulimi i sekretit shtetëror ka të bëjë me sigurinë e Republikës së Kosovës, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
Në Kod specifikohet se “sekret shtetëror” nënkupton të dhënat apo dokumentet ushtarake, ekonomike apo zyrtare të cilat janë shpallur si informata të klasifikuara me ligj apo me dispozita ose vendime tjera të organit kompetent të nxjerra në pajtim me ligjin./Klankosova.
Prishtinë, tetor 2025 – Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe...