Arrestimi i zyrtarëve të komunës së Gjakovës, reagon Gjini: Prokuroria të sqarojë për çfarë po akuzohen ata – jo me terma të përgjithshëm - Gazeta Express
string(133) "arrestimi-i-zyrtareve-te-komunes-se-gjakoves-reagon-gjini-prokuroria-te-sqaroje-per-cfare-po-akuzohen-ata-jo-me-terma-te-pergjithshem"

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 19:06

Arrestimi i zyrtarëve të komunës së Gjakovës, reagon Gjini: Prokuroria të sqarojë për çfarë po akuzohen ata – jo me terma të përgjithshëm

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 19:06

Policia e Kosovës ka njoftuar se në koordinim me prokurorin e shtetit, janë siguruar dëshmi që mbështesin “dyshimin e arsyeshëm se katër të dyshuar (dy meshkuj dhe dy femra) nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Drejtoria e Kadastrit e Komunës së Gjakovës, dyshohet se me veprimet e tyre në vitet 2018 dhe 2019, kanë lëshuar kundërligjshëm pëlqimet dhe vendimet për parcelizimin dhe bartjen e pronave tek personat e tretë, pa dijeninë dhe autorizimin e pronarëve legjitimë”. Lidhur me këto arrestime ka reaguar kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, i cili thotë se e sheh “këtë arrestim si plotësisht të panevojshëm derisa kjo ngjarje ka shkaktuar shqetësim të kuptueshëm – si brenda institucionit, ashtu edhe në opinionin publik”, shprehet ai.

Ai ka kërkuar që “Prokuroria të sqarojë qartë dhe publikisht për çfarë konkretisht po akuzohen ata – jo me terma të përgjithshëm si “shpërdorim detyre”, por me fakte konkrete”.

Tutje, Gjini thotë se “të gjithë duhet t’i nënshtrohen sundimit të ligjit, e ligji duhet të jetë i drejtë”.

Reagimi i tij i plotë:

Jam sinqerisht i befasuar me arrestimin e ish-kolegëve dhe kolegëve të mi. E shoh këtë arrestim si plotësisht të panevojshëm derisa kjo ngjarje ka shkaktuar shqetësim të kuptueshëm – si brenda institucionit, ashtu edhe në opinionin publik.

Jam i bindur në ndershmërinë dhe profesionalizmin e kolegëve dhe ish-kolegëve të mi. Prandaj, besoj se është e domosdoshme që Prokuroria të sqarojë qartë dhe publikisht për çfarë konkretisht po akuzohen ata – jo me terma të përgjithshëm si “shpërdorim detyre”, por me fakte konkrete. Qytetarët kanë të drejtë të informohen drejt, sidomos në një periudhë kaq të ndjeshme si kjo para zgjedhjeve.

Gjithmonë kam besuar dhe besoj në drejtësi. Por është detyrë edhe e organeve të drejtësisë që ta mbrojnë sistemin nga çfarëdo ndërhyrje që e cenon besimin e qytetarëve në vet atë sistem.

Të gjithë duhet t’i nënshtrohen sundimit të ligjit, e ligji duhet të jetë i drejtë.