Arrestimi i Popoviq, Gjuriq dhe Petkoviq i ankohen QUIN'tit: E papranueshme, është edhe anëtar i ekipit të dialogut - Gazeta Express
string(111) "arrestimi-i-popoviq-gjuriq-dhe-petkoviq-i-ankohen-quintit-e-papranueshme-eshte-edhe-anetar-i-ekipit-te-dialogut"

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 20:27

Arrestimi i Popoviq, Gjuriq dhe Petkoviq i ankohen QUIN’tit: E papranueshme, është edhe anëtar i ekipit të dialogut

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 20:27

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Marko Gjuriq dhe Drejtori i Zyrës për Republikën e Kosovës Petar Petkoviq biseduan sot në Beograd me ambasadorët e vendeve të QUINT (SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia) dhe Shefin e Misionit të BE-së, siç thonë për rreth situatës pas arrestimit të Ndihmës Drejtorit të Zyrës për Kosovën, Igor Popoviq, i cili foli kundër UÇK-së.

Njoftimi vijon me propagandë gjoja se ai dhe serbet po persekutohen.

Në njoftimin e tyre thuhet se “u theksua se arrestimi i Popoviq përfaqëson një vazhdim të persekutimit politik të serbëve, dhe se këtë herë u arrestua edhe një anëtar i ekipit negociator, gjë që është e papranueshme për Beogradin. Gjuriq kujtoi se arrestimi ndodhi pikërisht në ditët kur përkujtohen vuajtjet e serbëve dhe romëve në Rahovec dhe Staro Gracko”, thuhet në njoftim.