string(69) "arrestimi-i-marsida-qatjas-si-ndodhi-vrasja-ne-shtepine-e-saj-ne-2019"

Shqiperi

Gazeta Express

26/04/2023 10:51

Arrestimi i Marsida Qatjas, si ndodhi vrasja në shtëpinë e saj në 2019

Shqiperi

Gazeta Express

26/04/2023 10:51

Marsida Qatja 33-vjeçe, banuese në Kavajë, e dënuar me 2 vjet burgim për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” wshtw arrestuar ditwn e sotme.

Ajo u dënua pasi në vitin 2019 ka përshtatur për përdorim droge, një ambient, në të cilën, për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike u vra Dritan Haxhollit nga Bledar Toçi, ish-shefi i sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 10 tetor 2019 në qytetin e Kavajës, ku brenda në banesën e Marsida Qatjas, ishin grumbulluar disa persona mes të cilëve dhe Bledar Toçi, të cilët po konsumonin kokainë.

Por nuk ka kaluar shumë, kur në ambientet e jashtme të apartamentit të Qatjas në katin e parë, është shfaqur Dritan Haxholli, i cili ka dashur të takojë me çdo kusht Marsida Qatjan, me të cilën kishte pasuar marëdhënie intime.

Edhe Haxholli me vete ka pasur dhe një automatik kallashnikov dhe pasi ka parë Bledar Toçin brenda në banesë ka hapur zjarr në drejtim të tij dy herë, ku një nga plumbat e ka kapur në qafë Toçin.

Ky i fundit që kishte me vete dhe armën e shërbimit, një pistoletë tip “Glock”, ka qëlluar plot 16 herë, duke lënë të vdekur brenda në banesën e Marsida Qatjas, Dritan Haxhollin. /Gazeta Express