Robert Fico, kryeministër i Sllovakisë, ka reaguar rreth arrestimit të Nicolas Maduros nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e përmendur edhe Kosovën.
Fico e ka cilësuar arrestimin e Maduros si ‘’shkelje të ligjit ndërkombëtar’’, gjë të cilën ai e refuzon, siç ka bërë edhe ‘’në mohimin e Kosovës si shtet sovran’’.
Postimi:
Veprimi ushtarak amerikan në Venezuelë është një dëshmi tjetër e prishjes së rendit botëror që u krijua pas Luftës së Dytë Botërore.
Ligji ndërkombëtar nuk zbatohet, fuqia ushtarake përdoret pa mandat nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe çdo kush që është i madh dhe i fuqishëm bën çfarë të dojë për të promovuar interesat e tij.
Si Kryeministër i një vendi të vogël, duhet të refuzoj me vendosmëri një shkelje të tillë të ligjit ndërkombëtar, ashtu siç bëra gjatë luftës në Irak, në mohimin e Kosovës si shtet sovran, apo në përdorimin e fuqisë ushtarake ruse në Ukrainë, apo në vlerësimin e situatës në Gaza.
Jam shumë kurioz se si do të reagojë BE ndaj sulmit në Venezuelë, që meriton të dënohet.
Ose përdorimi i forcës ushtarake amerikane në Venezuelë do të dënohet dhe do të jetë i qëndrueshëm me qëndrimet ndaj luftës në Ukrainë, ose, si zakonisht, do të mbetet farisean.