Arrestimi i katër oficerëve serbë, Haradinaj: E përshëndes aksionin, ata që ikën të turpëruar në 1999 s'kanë vend këtu - Gazeta Express
string(114) "arrestimi-i-kater-oficereve-serbe-haradinaj-e-pershendes-aksionin-ata-qe-iken-te-turperuar-ne-1999-skane-vend-ketu"

Lajme

Gazeta Express

06/04/2025 19:31

Arrestimi i katër oficerëve serbë, Haradinaj: E përshëndes aksionin, ata që ikën të turpëruar në 1999 s’kanë vend këtu

Lajme

Gazeta Express

06/04/2025 19:31

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosoës (AAK), Ramush Haraddiinaj, ka përshendetur aksioin e Policisë së Kosovës në Gjakovë.

Policia ka arrestuar katër oficerë serbë të paraqitur si “pelegrinë” të shtunën në Gjakovë, për të cilët Qeveria njoftoi se një prej tyre ishte toger i policisë së Serbisë dhe tjetri kapiten i ushtrisë serbe.

Haradinaj ka thënë se ata që ikën të turpëruar në vitin 1999, nuk kanë më vend në Kosovë.

“E përshëndesim aksionin e Policisë së Kosovës sot në Gjakovë. Ata që ikën të turpëruar nga këtu në vitin 1999, nuk kanë vend në Kosovë, për asnjë arsye”.

“Policia e Kosovës dhe të gjitha uniformat e shtetit të Kosovës vazhdimisht tregojnë se Kosova nuk është vend pa të Zot. Nuk u lëkundën dhe nuk na zhgënjyen asnjëherë. Rritja e pagave, dyfishimi i tyre, nuk është vetëm kërkesë, është detyrim i shtetit ndaj kësaj kategorie esenciale të Republikës së Kosovës”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement