Arrestimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, ka bërë jehonë edhe në mediat greke.
Mediat greke shkruajnë se kandidati i minoritetit grek në Himarë, është arrestuar me akuzën e blerjës së votës, duke pasqyruar edhe reagimet e Omonias dhe PBDNJ-së së Vangjes Dules, të cilët e kanë cilësuar një sulm të paprecendent.
Ndërsa gazeta Protothema, shkruan se ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka komunikuar personalisht me kryeministrin Edi Rama sa i takon arrestimit të Belerit, pasi ka vënë në dijeni për rastin edhe kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.
Protothema ka pasyruar edhe reagimet e ashpra të kryeministrit Edi Rama ndaj kanddiatit të koalicionit Bashkë fitojmë, për deklaratat e këtij të fundit lidhur me helenizimin e Himarës.
Reagime ka patur edhe partia e SYRIZA-s në Greqi. Kreu i departamentit të jashtëm Giorgios Katrougalos, ka kërkuar reagim të menjëhershëm për rastin duke e cilësuar shqetësim serioz. Përmes një postimi në Tëitter e ka cilësuar arrestimin e Fredi Belerit dy ditë para zgjedhjeve lokale si një situatë që krijon shqetësim dhe pikëpyetje serioze
“Arrestimi dhe ndalimi nga autoritetet policore shqiptare të Presidentit të Omonia Kheimarra. dhe kandidati për kryetar komune, Freddy Bellary, dy ditë para zgjedhjeve komunale, krijon shqetësim dhe pikëpyetje serioze. Duhet të ketë një reagim të menjëhershëm. Presim që përtej hapit të vetëkuptueshëm në nivel dypalësh, Qeveria të mobilizohet me vendosmëri edhe në nivel të BE-së dhe OSBE-së. Mbështetja e pakicës kombëtare greke në kohë të vështira duhet të jetë praktike. Nuk mjaftojnë festat”, ka shkruar Katrougalos.
/Gazeta Express